Posts

Showing posts from January, 2018

Si lindi dita e gënjeshtrave(1 Prilli)

Image
1 prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave apo më mirë dita e shakave. Ajo festohet në shumicën e vendeve të botës, duke kurdisur shaka e rrengje që bazohen mbi gënjeshtrat. Madje, shpesh kësaj loje i bashkohet edhe media. Gazeta, revista apo mjete të tjera të informimit raportojnë si të vërteta lajme të cilat i përgënjeshtrojnë më pas. Pavarësisht se ka lindur që në shekullin e XIX, kjo ditë nuk konsiderohet festë zyrtare në asnjë vend të botës. Kjo shaka, që përsëritet çdo vit, sipas historisë ka nisur nga romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus. Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti

Thënie të urta!

Image

Përshëndetje nga gjuhë të ndryshme

Image

Poezi nga Sami Frashri

Image
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka  Më je nënë, më je motër, më je vlla.  Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,  Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.  Ty përditë të pat parë ime nënë,  Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.  Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.  Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.  Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,  Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.  Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.  Pranë teje patën qeshur, patën qarë.  Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,  Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,  Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.  Begatoje, o Zot, ti këtë vend!  Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!  Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!  Gas përjetë paçin zotërit e tij!  I begatë, i lulëzuar qoftë ai,  Një të ardhme pastë plot me lumturi! - Naim Frashëri