1 prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave apo më mirë dita e shakave. Ajo festohet në shumicën e vendeve të botës, duke kurdisur shaka e rrengje që bazohen mbi gënjeshtrat. Madje, shpesh kësaj loje i bashkohet edhe media. Gazeta, revista apo mjete të tjera të informimit raportojnë si të vërteta lajme të cilat i përgënjeshtrojnë më pas. Pavarësisht se ka lindur që në shekullin e XIX, kjo ditë nuk konsiderohet festë zyrtare në asnjë vend të botës. Kjo shaka, që përsëritet çdo vit, sipas historisë ka nisur nga romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus. Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti